Oferta Podcast me Bashkim Hoxha, Podcast me Met Xhelili, Podcast me Milto Kutali, Podcast me Neritan Licaj, në moderimin e Raimonda Shundi, Prodhim i Teatrit privat Zonja e Bujtinës nga Biznesi TEATRI ZONJA E BUJTINES - TEATRI ZONJA E BUJTINES
Podcast me Bashkim Hoxha, Podcast me Met Xhelili, Podcast me Milto Kutali, Podcast me Neritan Licaj, në moderimin e Raimonda Shundi, Prodhim i Teatrit privat Zonja e Bujtinës
Publike para 148 diteve - Me date 28/05/2024 Ora 11:31:00 AM
Për pyetje ose rezervime, na kontaktoni në Whatsapp:
Gjatë muajit prill u zhvilluan 4 podkaste nga Teatri privat "Zonja e Bujtinës".
Një rrëfim i rrallë i dramaturgut, gazetarit, skenaristit, romancierit Bashkim Hoxha, për aktivitetin e tij krijues.
Por, jo vetëm.
Qëndrimin në Presidencë si zëdhëndës shtypi i Presidences në kohën e Ramiz Alisë.
Drejtimin e Teatrit Aleksandër Mojsiu deri në momentin e daljes në pension.
Dramën e parë në moshën 19 vjecare.
Mosekzistencën e kritikës, politikat jo dashamirëse për dramën shqipe dhe shumë të tjera.
Met Xhelili në një bisedë dedikuar tre temave, aktrimi, regjisurë, pedagogji.
Cila ka ndikuar më shumë në formimin dhe karjeren e pedagogut, regjisorit, aktorit Met Xhelili.
Milto Kutali pedagog, regjisor në Universitetin e Arteve, në këtë rrëfim për teatrin, regjisurën, aktrimin si dhe rikthimin në arkiv me një material mbështetur me ish pedagogun e tij, zotin Andon Qesari.
Neritan Licaj Aktor në Teatrin Kombëtar.
Podcastet janë zhvilluar në moderimin e Raimonda Shundi.