Oferta Monokomedia tragjike, Njeriu i Pyllit me autor dhe aktor Naun Shundi, ne Teatrin Zonja e Bujtines nga Biznesi TEATRI ZONJA E BUJTINES - TEATRI ZONJA E BUJTINES
Monokomedia tragjike, Njeriu i Pyllit me autor dhe aktor Naun Shundi, ne Teatrin Zonja e Bujtines
Publike para 207 diteve - Me date 30/03/2024 Ora 6:41:00 PM
Për pyetje ose rezervime, na kontaktoni në Whatsapp:
Teatri Privat “ Zonja e Bujtinës” nis sezonin e ri me shfaqjen “ Njeriu i pyllit”
Vepra “ Njeriu i pyllit” me autor dhe interpretim të Naun Shundi, ka premierën ditën e shtunë dt 30 Mars 2024 ora 19 00.
Dy fjalë për veprën “ Njeriu i pyllit”
Monokomedia tragjike shtron probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për Njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe për cdo gjallesë që jeton në këtë glob.
Në të trajtohen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha llojeve, problemeve të luftës njerëzore, probleme të jetës dhe të vdekjes.
Autor & Aktor Naun Shundi
Regjisor: Kristi Serani
Kostumet & Skenografia: Anila Zajmi Katanolli
Muzika: Endri Sina
As regjisor: Jurgen Dervishi
Mbështetur nga Bashkia Tiranë
Monokomedia Tragjike, Njeriu I Pyllit Me Autor Dhe Aktor Naun Shundi.
Duke mos gjetur dot vendin e duhur, duke qenë i dhunuar, i padëshiruar, i përbuzur dhe i diskriminuar nga shoqëria njërëzore, AI vendos t’a braktisë, t’a injoroj dhe harrojë atë shoqëri.
Vendos të jetojë mes gjallesave të tjera, përvec njerëzve.
Aty gjen paqen e munguar, mirëkuptimin, tolerancën, bashkëpunumin dhe harmoninë.
Pra, vepra bën një apel qytetar drejtuar tërë shoqërise njerëzore, kudo që jeton dhe banon, për paqe, dashuri dhe bashkëveprim.
Veset më të këqia njerëzore si: tradhëtia, lakmia, xhelozia, egoizmi, mosmirënjohja, cmira dhe etja për pushtet nuk zënë vënd në shoqërinë kafshërore, duke u bërë kështu shembull për të gjitha krijesat “ inteligjente” të shoqërisë njerëzore.