Oferta Shfaqja Qeni, 29 Korrik 2022, nga autor dhe regjisor Naun Shundi, me aktoren Raimonda Shundi, Kompozotor Endri Sina, kostumet dhe skenografia Laedja Hajdari, nga Teatrit Zonja e Bujtinës. nga Biznesi TEATRI ZONJA E BUJTINES - TEATRI ZONJA E BUJTINES
Shfaqja Qeni, 29 Korrik 2022, nga autor dhe regjisor Naun Shundi, me aktoren Raimonda Shundi, Kompozotor Endri Sina, kostumet dhe skenografia Laedja Hajdari, nga Teatrit Zonja e Bujtinës.
Publike para 267 diteve - Me date 30/01/2024 Ora 8:56:00 AM
Për pyetje ose rezervime te shfaqjes, na kontaktoni në Whatsapp:
Shfaqja që hapi siparin e Teatrit Privat "Zonja e Bujtinës" ishte shfaqja "Qeni" dhe "Të gjithë janë të çmendur".
Autor & regjisor Naun Shundi.
Me aktorët Vin Bejleri Dhe Raimonda Shundi.
Premiera u dha më 29 Korrik 2022.
Kompozotor Endri Sina kostumet dhe skenografia Laedja Hajdari.
Vepra trajton përballjen e njeriut me veten.
Dyjëzimet si pasojë e vrullit të së përditshmes.
"Qeni" interpretuar nga Raimonda Shundi, është një vepër filozofike ku ne shohim ndryshimin drastik midis qënies njerëzore dhe asaj qenore.
Pak fjalë rreth shfaqjes "Qeni"
Një natë, një qytetar i zakonshëm, gjen në një kazan plehrash një qen të vogël, të braktisur.
Vendos ta marrë në shtëpinë e tij.
Këtu nis dhe komunikimi mes tyre nëpërmjet një gjuhe që e kuptojnë dhe e flasin të dy, gjuhës qenërore.
Gjatë bisedave të njëpasnjëshme ata lidhen kaq shumë me njëri-tjetrin, saqë vdekja e qenit i shkakton të zotit një dramë të madhe.
Gjatë bisedave, qeni shpërfaq dukshëm aftësitë e tij gjykuese, për njerëzit dhe rracën njerëzore.
Krahasuar me virtutet dhe vlerat e rracës qenore, rraca njerëzore lë shumë për të dëshiruar.
Njerëzit po shkojnë drejt vetasgjesimit nëpërmjet luftrave të njëpasnjëshme.
Përkujdesja dhe dashuria për njëri-tjetrin, besnikëria dhe ndihma, po zënë gjithnjë e më pak vend në shoqërinë njerëzore dhe ndihma për më të dobëtin.
Adresa e teatrit: Rruga Agim Prodani 4, pranë Ministrisë së Kulturës në zonën e Kinostudios - Tiranë . V003 30D0124