BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri
Publike para 345 diteve - Me date 13/11/2023 Ora 12:01:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp
BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË
Nëse sajesat dhe mashtrimet thuhen pa vend qortimet dhe të vërtetat duhen thënë plot nur e mend.
Ç’duhet dhe ç’mund të dimë për Butrintin?
Nëpërmjet këtij libri do të gjeni fakte, figura opinione dhe teori.
A janë të gjitha të vërteta?
Jo, ndoshta po!?.
Ato ishin informacioni më i mirë i vlefshëm kur u shkrua ky libër.
Faktet ndryshojnë vazhdimisht, ashtu si interpretimi.
A jepet një tablo e qartë e ngjarjeve mbi Butrintin nëpërmjet këtyre ideve të parashtuara në këtë libër?
Fatmirësisht, ndoshta po.
Ka më shumë rëndësi se sa i kuptueshëm është diskutimi për Butrintin në këtë libër si qytet- shtet ku ndriçohet historia e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe kurrësesi ajo nuk mund të pranojë pështymë.
Këto kohë gjatë episodit Fondacion Butrinti, ku bujshëm na jepet një doktrinë mbi jetën, civilizimet dhe kulturat e shumta në Butrint, sa helene apo romake, sa veneciane apo osmane, por vetëm shqiptare jo, u bombarduam nga një lumë informacionesh dhe keqinformimesh, ku krahasimet e paqena dhe pa lidhje japin ide kontradiktore deri në vrastare, të cilat medeomos kërkuan dhe ende kërkojnë vëmendjen tonë në rolin e një punonjësi me mëditje të dijes për ta ndriçuar atë që pështyhet me dashje dhe me keqdashje mbi Butrintin, njëherësh edhe mbi shqiptarët.
Të mos dish dhe të mos flasësh, ndoshta nuk përbën ndonjë faj të madh, por të dish dhe të mos flasësh ndoshta kjo përbën atë që ndryshe quhet krim.
Megjithatë do ishte e pafalshme po të bëheshim cinikë dhe apatikë prej mbingarkesës së informacionit, aq më tepër kur këtij informacioni i mungon etika, aq më tepër kur ky informacion nxin dhe sterron çdo gjë të mirë shqiptare.
Ka ndryshim mes asaj që bëjmë dhe mendojmë, por problemi ëshë shpesh, sesi të dimë çfarë të besojmë, kur faktet ngatërrohen dhe ekspertët nuk janë dakord?
Mendohet si çështje, ajo çfarë duket mirë apo ajo që mbështet nocionet tona të paralejuara?
Mbrojtja dhe siguria shkencore pasqyron lidhjen dhe sjelljen e njeriut me faktorët dhe ngjarjet shoqërore, si edhe ato natyrore, sepse në analizë të fundit janë këta elementë apo faktorë që përforcojnë e përplotësojnë të gjithë historinë tonë, dhe prej këtu qëndrueshmërinë e politikave tona.
Thirrje - Ndaj me pushtetin e dijeve të sotme na duhet të njohim të kaluarën ose të vëmë pushtetin mbi të vërtetën e saj dhe më pas, me anë të saj të ndërtojmë të ardhmen tonë.
Butrinti – zanafilla e kombshteteve evropiane, banesa e përhershme e civilizimit njerëzor.
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
Posta nuk është e përfshirë në çmim.
Posta për Tiranë 200 Lek
Posta në rrethe 300 lek
Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
fq. 295
P.- 2.2kg
Formati Album 35x30cm
Sht. Bot. – Enja
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.