Zhvillimi i tregut në ditët e sotme po ecën me hapa galopant. Por a po ecin të rinjtë drejt zhvillimeve të tregut? Shumë të rinjë zgjedhin të studiojnë ende profesione ‘tradicionale’ si juridik, shkenca politike apo shkenca sociale pa menduar më parë se cilat do të jenë mundësitë e tyre për punësim. Ne në Institutin Kulinar Royal kemi një shprehje: nëse do një pasaport e cila të vlen në çdo vend të botës, atëherë studio kuzhinën. Realisht profesioni i shefit të kuzhinës, pastiçierit, picierit apo baristit është një profesion, i cili pavarësisht vendit ku vendosni të jetoni, sërish do t’ju shërbej të punësoheni aty.
Ndaj duke qenë se jemi në fazën e përzgjedhjes dhe para vendimit se çfarë do të vendosni për të ardhmen tuaj, do donim t’ju sugjeronim sesi Instituti Kulinar Royal ju transformon jetën. |