GEJD AESTHETICS ka filluar aktivitetin e saj në fillim të vitit 2024.
Ky biznes lindi për shkak se vetë kam patur probleme me puçrat në fytyrë për më shumë se 10 vite, duke vajtur nga një qendër estetike në tjetrën.
Si përfundim, vendosa të mësoj dhe të studioj për këtë profesion për të gjetur zgjidhjen për veten time.
Kjo solli si rezultat që të dashurohem me këtë profesion dhe të lë profesionin që kam ushtruar si ekonomiste për disa vite.
Tre shtyllat kryesore që e mbështes suksesin e GEJD AESTHETICS janë, produktet cilësore, pasioni imi për estetikën dhe te rezultati që kanë dhënë në lëkurën e fytyrës time dhe te të gjitha ato që i kanë provuar shërbimet tona.
Unë punoj me pasion për zgjidhjen e problemit me çdo kliente, njësoj sikur të ishte problemi im.
Sepse atë lloj shërbimi që e kam kërkuar për 10 vite tek estetikat e tjera dhe nuk e gjeta, ato do t'a gjejnë te GEJD AESTHETICS.
Qëllimi i GEJD AESTHETICS është që klienti të ngelet i kënaqur nga rezultati jo thjesht nga shërbimi.
Vizioni i GEJD AESTHETICS është që në të ardhmen të shtojmë stafin dhe të njihemi si qendra e estetikës që i shëron 100% problemet, jo që thjesht i kuron.
Një nga parimet e GEJD AESTHETICS do të jetë bamirësia.
Një pjesë nga të ardhurat, do të jepen për bamirësi te fëmijët dhe njerzit në nevojë, pasi kjo është e vetmja gjë që më sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore.
Slogani jonë: Jo thjesht kurim por shërim 100% - Not just cure but 100% healing
Këto janë shërbimet kryesore që ne ofrojme:
Trajtime fytyre
Dermapen
Trajtim antirrudhë, Fije kolagjeni
Multifunksional trajtues fytyre 7 në 1
Zvogëlim i poreve me vakum
Frekuencë e lartë, antiakne
Sferat e kristalta, relaksues
Skin skrab pastrues ultrasonik
Maska led 7 ngjyra
Peeling kimik
Pastrim i thjeshtë
Pastrim i thellë
Anticelulit, tonifikim trupi
Ngritje vithesh, me kupa vakumi
Trajtim i vitheve me vakum
Anticelulit për gjithë trupin me vakum.
Laminim vetull natyral + lyerje + pastrim
Laminim qerpiku natyral + lyerje
Depilime
Thonj me xhel
Adresa: Mbrapa shkollës Vsil Shanto, ish kesh-i, Tiranë