Kërkesa për ndërmjetësim të një martese jane në rritje çdo ditë për shkaqe nga më të ndryshme.
Kostot e larta që kërkojnë agjensitë e ndryshme martesore janë të pa përballueshme nga 90% e njerëzve që kerkojnë një shërbim të tillë.
Për shkak se sot është një problem i madh socializimi edhe pse kemi mjete të shumta për të komunikuar online, prapë është e vështirë të gjesh persona që kanë të njëjtin interes me ty.
Për këtë arsye u krijua dhe u zhvillua kjo platformë, e cila i jep mundësinë çdo personi, për krijimin e kontaktit të parë mes dy personave, që ata të vazhdojnë njohjen e tyre normalisht, që më vonë mund të kurorëzohet në një martesë të suksesshme.
Kjo platformë bashkon të gjithë beqarët, beqaret, të divorcuarit dhe të divorcuarat në një dhomë virtuale online, ku të gjithë janë me të drejta të barabarta dhe janë për një qëllim, që të gjejnë njeriun e zemrës.
Kjo platformë online ju jep mundësinë të prezantoni veten tuaj online në mënyrë sa ma dinjitoze dhe profesionale, nëse doni të gjeni njeriun e zemrës online nëpërmjet kësaj platforme.
Kjo platformë është për të gjithë shqiptarët kudo në botë ku ata ndodhen.
Kjo platformë krijon lehtësira për ata individë që kërkojnë këtë shërbim, sepse kush është i interesuar mund të komunikojë direkt me personin pa patur nevojë për një ndërmjetës.
Kjo platformë do të shërbejë shumë edhe atyre personave të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që duan të martohen me shqiptar ose shqiptare që jetojnë në Shqipëri dhe këtu ata do të mund t’i gjejnë informacion.
Jemi duke sjellë një risi, për të larguar mendimet e vjetra, se është turp të kërkosh burrë ose grua në internet.
Sepse nuk ka asnjë diferencë nëse ju e kërkoni këtë shërbim nga gjitoni ose njerzit që njihni dhe nga të kerkuarit në internet.
Komoditeti që jep interneti nëpërmjet kësaj platformë, është se ke mundësi të zgjedhësh vetë ashtu si e do ti, e jo si duan të tjetër.
Ndërsa nga njerzit e njohur ata mundohen të të mbushin mendje për njeriun që ata njohin sepse kane interesat e tyre.
Presioni që kanë dy njerëz, kur është një ndërmjetës në mes është shumë i madh, ndersa kur dy persona njihen vet, njohja vjen natyrshëm dhe nëse konsolidohet në një martesë, ajo do të jetë afatgjatë.
Deri në fund të vitit 2022-it urojmë të kemi më shume se 700 çifte të reja që janë njohur nëpërmjet kësaj platforme.