Rreth Biznesit POSTA EXPRESS 24 Adresa Adresa e zyrave: Kryqëzimi i unazës me 5 Maji te Medreseja, Tiranë Qyteti Adresa e magazinave: Don Bosko, Tiranë, Shqipëri Telefon +355 68 200 0579 - postaekspres24.com
Express Alb 24 sh.p.k. është postë private, e cila ofron veçanërisht për biznesin dërgesa të shpejta dhe të sigurta në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
E themeluar në vitin 2021 me qëllim shërbimin expres, cilësor dhe e stukturuar për të ofruar shpejtësi maksimale me kosto sa më të ulëta për të gjithë.
Posta Express 24 ofron shërbimi postar express nga një staf me përvojë të gjatë dhe u mundëson klienteve dërgimin dhe marrjen e pakove në një kohë shumë të shkurtër.
Siguri maksimale në dërgesa posta e vetme në Shqipëri, e cila ka një software logjistike të sofistikuar dhe të ndërtuar enkas për gjurmimin dhe informimin e klientit në kohë reale rreth dërgesës së tij.
Vizioni & Misioni Jonë
Mbulim 100% të çdo skaji të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Sjellim risi duke vënë cilesinë, korrektesën dhe shpejtësinë me parimin kryesor dërgesat dhe likujdimet.
Flota jonë e mjeteve të transportit përballon dërgesa në kohë rekord në çdo cep të Shqiperisë, mimimumi 2500 pakao ne dite.
Dorëzimin e pakove brenda një kohe rekord.
Kontrata Standarte dhe të Personalizuara për çdo biznes apo startup me shitje online.
Siguri dhe transparencë e plotë në të gjithë procesin e dërgesave, që nga marrja e dërgesës (pickup) deri tek dorëzimi i saj me sukses në destinacioni përfundimtar.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMEVE “Express Alb 24” SHPK.
• Formulari shoqërues i dërgesës është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga Express Alb 24 për llogari të tij.
Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë.
Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e transportit të Express Alb 24.
• Dërguesi garanton që, çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurt të tij.
Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
• Express Alb 24 ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë.
Express Alb 24, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
• Expres Alb 24 ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.
• Express Alb 24kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Fenix Post.
• Express Alb 24kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi).
Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
• Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Express Alb 24 për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
- Deri në shumën 3000 Lekë për dokumente dhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekte,
- Në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara.
• Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Express Alb 24.
Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
• Express Alb 24 bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj.
Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:
Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
• Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat e Express Alb 24.
Shërbimi për çdo problematikë, çdo dite nga ora 08:00 deri në 22:00 E Henë - e Shtunë.
Adresa: Don Bosko, Tiranë, Shqipëri
Adresat e agjesive tona në rrethe.
TIRANË: Rruga Don Bosko, pranë Shkollës së Katarit
TIRANË: Rruga 5 Maji, kryqëzimi pranë Xhamisë së Medresesë