“Arnold shpk” u themelua në vitin 1994 në rrethin Mirditë nga Z.Fran Pulaj.
Kemi mbi 30 vite eksperience në fushen e tregtimit të drurit.
Në fillim kompania merrej me prerjen e drurit në pyje dhe pastaj përpunimin e metejshem të tij për shitje.
Më vonë, për shkak se lënda e parë në Shqipëri nuk ishte e mjaftueshme për të mbuluar tregun që po zgjerohej, kompania filloi të merrej vetëm me importin e lendës së drurit.
Z.Fran Pulaj ka mbi 20 vite që e drejton kompaninë si ortak i vetëm dhe ka arritur të zotëerojë një pjesë të madhe të tregut në Shqipëri në import-exportin e lëndës së parë të drurit.
“Arnold shpk” vjen për të gjithë klientët e saj me një gamë të gjerë produktesh për ndërtime të sigurta dhe cilësore.
Jemi profilizuar në Import-Eksport, Përpunim druri, Mobilim dhe Ndërtim me Dru.
Sigurojmë lëndë druri të llojeve të ndryshme si, lamelare, panele druri, korniza etj.
Ofrojmë ndërtimin e banesave ose ambjenteve për biznese në një kohë të shpejtë.
Ofrojmë për ju mobilime të brendshme dhe të jashtme me dizajnet më bashkekohore.
Ofrojmë aksesorë të ndryshëm për një mobilim unik deri në detaje.