Rreth Biznesit TEATRI ZONJA E BUJTINES Adresa Rruga Agim Prodani 4, pranë Ministrisë së Kulturës në zonën e Kinostudios Qyteti Tiranë Telefon +355692396314 - teatrizonjaebujtines.com
Kerkoni Ofertën te biznesi TEATRI ZONJA E BUJTINES
Reth Biznesit TEATRI ZONJA E BUJTINES
Pak fjalë për Teatrin privat “ Zonja e Bujtinës”
Ky teatër lindi si nevojë për të zbutur mungesën e skenave dhe mundësive deputuese të të gjithë artistëve vendas dhe jo vetëm.
Teatri "Zonja e Bujtinës" premierën e parë e ka zhvilluar në datën 29 Korrik 2022 me shfaqjen "Qeni" dhe "Të gjithë janë të çmëndur" me autor dhe regjisor Naun Shundi dhe me aktorë: Ervin Bejleri dhe Raimonda Shundi
President i teatrit është Naun Shundi – aktor, regjisor dhe dramaturg.
Drejtuese e teatrit Raimonda Shundi.
Gjithashtu ambjentet e teatrit dhe studiot janë në funksion të formimit profesional si në aktrim, ashtu edhe regjisurë.
Ndjekjen e programit të formimit të aspirantëve për artist të rinj, bëhet nga Presidenti i Teatrit "Zonja e Bujtines" Z. Naun Shundi.
Në këtë vit jete artistike janë realizuar këto aktivitete.
Qeni - Shkruar nga Naun Shundi.
Të gjithë janë të çmëndur - Shkruar nga Naun Shundi.
Misto - me autor Naun Shundi, një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar eksperimental "Kujtim Spahivogli" dhe Ministrisë së Kulturës në kuadër të fondit për të rinj.
38 ditë për të ndryshuar jetën - Autor Giuseppe Della Misericordia, me regji Naun Shundi dhe aktorë Naun Shundi & Raimonda Shundi.
Nina - Nga Andre Roussinë dhe aktorin e ri Marsel Rupi, një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës në kuadër të fondit për të rinj.
Koncerti "Klezmer" nga Fatos Qerimaj
Skulptura - Me autor dhe regjisor Erion Kame
Stand-up "Ukraina dhe paqja" me aktor Ukrainas dhe Rus
Adriana - Me autor Enver Petrovci
Babi - Mga Naun Shundi
Zogu i vogël - Shfaqje për fëmijë
Aktivitete për fëmijë në shkolla të ndryshme.
Shfaqje për fëmijë "Tregime të moçme shqiptare"nga Mitrush Kuteli
Përtacukët- Nga Odhise Grillo
Pinocchio- Në kuadër të mesimdhënies në shkollën Italiane në Tiranë Raimondo Shundi
Adresa e teatrit: Rruga Agim Prodani 4, pranë Ministrisë së Kulturës në zonën e Kinostudios - Tiranë .