ETLEVA RROSHI është një sipërmarrëse e suksesshme, e cila ka patur disa lloje biznesi fizik që prej vitit 2003.
Aktualisht ka përfaqsinë e një kompanie për produkte profesionale për parukeri dhe estetikë.
Gjithashtu ka dhe një sallon për estetikën e thonjve.
ETLEVA që prej vitit 2006 është pjesë e shitjeve direkte ose si njihet ndryshe MLM, Network marketing.
Ka punuar në 3 kompani të ndryshme Network Marketing, dhe ka arritur në nivele drejtuese për perjudha kohore shumë të shkurtëra.
Është trajnuar nga trainer të ndryshëm në këto kompani për shitje, motivim, komunikim, zhvillim personal, zhvillim karriere, etj.
Që prej vitit 2017 e deri më sot, ajo ka organiuar dhe zhvilluar me dhjetra trajnime të ndryshme për stafin e saj.
Ka trajnuar me shumë se 600 agjente marketingu për shitjet direkte dhe komunikim.
Aktualish që prej fillimit të vitit 2023 është duke punuar me kompaninë globale Greenway, ku është dhe liderja kryesore në Shqipëri, me një staf mbi 300 veta.
Ka pasion networking, udhëtimet, muzikën dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme trajnime për zhvillimin personal.
Është trajnuese dhe folëse motivuese për të rinjtë në fushën e biznesit në rrjet.
Ka aftësi shumë të mira në komunikim dhe shitje.
Kërkon të ketë bashkëpunime me investitor, sipërmarrës të rinj dhe me persona që merren me network.
Motoja e saj :
Jepi mundësi të tjerëve, nëse do që ti japësh mundësi vetes.
Misioni i saj :
Të krijojë liri financiare, për vete dhe për të tjerët dhe të kontriuboj në përmirsimin e jetës te sa më shumë personave.